Sulmuesi i Kosovës nuk ndalet, çon në këmbë Spanjën

Futboll

Sulmuesi i Kosovës nuk ndalet, çon në këmbë Spanjën

Nga: K. Goca Më: 20 shkurt 2022 Në ora: 20:20
Sulmuesi i Kosovës nuk ndalet, çon në këmbë Spanjën

Sulmuesi i Kombëtares së Kosovës, Vedat Muriqi, nuk ndalet me gola në kampionatin spanjoll.  

Megjithatë goli i tij nuk i ndihmoi Mallorca-s, e cila pësoi humbje në Sevilla me rezultat 2:1 nga Betisi. 

Ai sërish shënon për Mallorca-n, është goli i dytë i tij në kampionat. 

Në minutën e 75-të, Muriqi shënon gol të bukur me kokë duke barazuar rezultatin 1:1. 

Një gol që çoi në këmbë tifozët e Mallorca-s, por nuk zgjati më shumë se 8 minuta. 

Një sulmues që po tregon klaasin e tij.

Moreno në minutën e 25-të shënoi për Betisin. Në minutën e 83-të, Willian Jose shënon nga penalltia për Betisin, 2:1.

Betis përforcon vendin e tretë me 46 pikë, ndërsa Mallorca është në të 16-shin me 26 sosh. Muriqi u paraqit titullar, ndërsa u ndëshkua me kartonë të verdhë në minutën e 52-të.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat