Ronaldo reagon pas fitores ndaj Leeds

Futboll

Ronaldo reagon pas fitores ndaj Leeds

Më: 20 shkurt 2022 Në ora: 21:20
Cristiano Ronaldo

Ylli i Man Unitedit, Cristiano Ronaldo ka reaguar pas fitores së madhe ndaj Leeds United.

Portugezi ishte titullar ndaj Leeds, ku zhvilloi 80 minuta para se të zëvendësohet në fitoren 2:4.

Pas fitores, Ronaldo përmes një postimi në “Twitter” shkroi se ishte fitore e rëndësishme para udhëtimit për përballjen ndaj Atletico Madridit.

“Fitore shumë e rëndësishme para se të ndryshojmë fokusin në Ligën e Kampionëve dhe Madridit. Rikthehemi rrugës së duhur. Ne qëndrojmë të bashkuar”, shkroi ai.

Ndërkohë, të mërkurën e ardhshme, Atletico Madrid e pret Man Unitedin në “Wanda Metripolitano”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat