I pandalshmi Leipzig

Futboll

I pandalshmi Leipzig

Më: 20 shkurt 2022 Në ora: 21:49
I pandalshmi Leipzig

RB Leipzig ka fituar takimin e raundit të 23-të të Bundesligës, në tansfertë ndaj Hertha Berlin, me rezultatin e thellë 1-6.

Përballja është hapur në minutën e 20’, kur Henrichs i dha avantazhin ekipit të “demave të kuq”, të cilët e mbyllen pjesën e parë me vetëm një gol.

Fraksioni i dytë i kësaj sfide do të sillte një tjetër panoramë, me “Zonjën e Vjetër” të Bundesligë që do të vuante golat e një pas njëshëm të Leipzig.

Në minutën e 48’ Hertha Berlin barazoi shifrat me Jovetic, duke marrë pak frymë. Megjithatë minuta e 62’ do të ndryshonte gjithë rrjedhën pas daljes me të kuq të Kempf. Vendasit mbetën me 10 lojtar në fushë, gjë e cila u shfrytëzua më së miri nga Leipzig.

Në minutën e 64’ “Demat e Kuq” dyfishuan rezultatin me Nkunku që realizoi nga pika e bardhë e penalltisë. Më pas po ai do të shënonte golin e dytë personal dhe njëkohësisht të tretin për ekipin e Leipzig.

Olmo i dhuroi “poker” ekipit të tij në minutën e 75’, me skuadrën që nuk u ndal me aq. Haidara do të realizonte golin e pestë në minutën e 82’, teksa Poulsen mbylli episodin e golave në minutën e 89-‘, duke i dhuruar fitoren 1-6 ekipit të “Demave të kuq”.

Pas këtij takimi Leipzig renditet në vend të katër të tabelës së Bundesligës me 37 pikë, teksa Hertha Berlin mban pozicionin e 15 me kuotën e 23 pikëve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat