Ish-zëvendësministri i Sportit: Kur Federata pranon fjalën shqiptare, shteti ka të drejtë të ndërhyjë

Futboll

Ish-zëvendësministri i Sportit: Kur Federata pranon fjalën shqiptare, shteti ka të drejtë të ndërhyjë

Më: 21 shkurt 2022 Në ora: 00:43
Ekrem Spahiu

Ish-zëvendësministri i Ministrisë së Rinisë dhe Sporteve, Ekrem Spahiu, ka shpjeguar se pse shteti shqiptar duhej të ndërhynte në Federatat Sportive, ashtu si FSHF-në. Në studion e “Sport News Plus”, ai theksoi se cilat ishin shkeljet e rënda në këtë institucion.

“Këto kanë konflikt interesi dhe është normale që kanë argumentet e tyre pro dhe kundër, duke qenë jashtë palëve të interesuara, kam qenë dhe jam koherent në qëndrimet e mia që nga viti 2007. Jo pa qëllim përdoret termi “ndërhyn politika”, nuk duhet të ndërhyjë politika por shteti, se është më i gjerë se partia. Në momentin që Federata shqiptare e pranon termin shqiptare, shteti ka detyrim të kontrollojë zbatimin e ligjit. Kur është interes publik, do vëmendjen e shtetit, por për të anashkaluar problemet që kanë brenda thonë ndërhyn politika. Unë kam dëgjuar shpesh këto kohë pro dhe kundra, por vetëm zëvendësministri që paguhet vetëm për sportin, nuk e kam dëgjuar të flasë. Pra politika nuk ka kryer punën e vet, ndërsa duhet që të ketë ndërhyrje. Kur afrohen zgjedhjet ndiqet ky debat, se nuk respektohen nenet e statutit. Kur është miratuar statuti, është dërguar në Ministri, ministri e ka detyrë funksionale firmën dhe e ka çuar në shoqatë, kur janë krijuar shoqatat, edhe këto depozitohen në gjykatë.

Me sistemin që është ngritur brenda federatës, jo vetëm me Shoqatat, janë shkelje të vazhdueshme. I gjithë aktiviteti ka shkelje të shumta si çdo subjekt, por ka më flagrante. Është zvogëluar numri i anëtarëve, është shtuar numri i propozimeve që duhen për president dhe anëtar i Ekzekutivit. Për 11 vende konkurrojnë 12 vetë se është matematikore. Kjo është shkelje flagrante për të mbyllur garën. Si mund të ndodhë, që të konkurrojnë 12 kandidatë për 11 vende. Si? Kemi proces të paragjykuar, me sistemin e ngritur, statutin e miratuar dhe pranuar në gjykatë, nuk ka njeri që të bëjë një ndryshim se janë anëtarët që e kanë pranuar, besoj nga halli. Kush mund ta ndalë KLSH-në të bëjë kontroll, po Ministrinë për të audituar Federatën? Po drejtorinë e tatimeve rajonale për tatimet?

Presidenti është honorifik, vendimmarrjen e ka Komiteti Ekzekutiv dhe Asambleja. Këtu bëjnë gjithmonë që ekzekutivi të ketë përbërje që të ngrejë dorën, ta fusin në allçi e mos e ngrejë kundër. Kjo më shqetëson.

UEFA e ka me dy mandate, pse nuk e respektoni ju? Pse nuk ndiqet në këtë aspekt rregullorja e UEFA-s?”, tha Spahia.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat