Sulmuesi i Kosovës pas golit në elitën spanjolle: Penalltia ishte e turpshme

Futboll

Sulmuesi i Kosovës pas golit në elitën spanjolle: Penalltia ishte e turpshme

Më: 21 shkurt 2022 Në ora: 12:43
Sulmuesi i Kosovës pas golit në elitën spanjolle: Penalltia ishte e turpshme

Vedat Muriqi po e përjeton një start fantastik në La Liga. Në tri ndeshjet e para, sulmuesi nga Kosova ka shënuar dy gola dhe ka dhuruar një asist.

Me golat dhe asistet e tij, ai po e ndihmon Mallorcan që të jetë mbi vendet që bien në kategorinë e dytë.

Sulmuesi realizoi golin e vetëm të Mallorcas në humbjen e sontme 1:2 ndaj Betisit në ndeshjen e vlefshme për xhiron e 25-të në La Liga.

Pas ndeshjes, ai u shpreh i lumtur për golin, por thekson se dëshiron t’i shërbejnë për të fituar pikë.

“Nuk e kemi merituar humbjen në këtë përballje.

Kemi mundur të marrim një pikë ndaj një rivali të vështirë si Betisi.

Penalltia ishte e turpshme dhe nuk mendoj se duhej të akordohej, por ne duhet të vazhdojmë të luftojmë. Jam i lumtur me golin por dua që ai të shërbejë për të fituar pikë”, ka deklaruar Muriqi pas ndeshjes..

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat