Conte regjistron rekord personal kundër Guardiolas

Futboll

Conte regjistron rekord personal kundër Guardiolas

Më: 21 shkurt 2022 Në ora: 16:35
Pep Guardiola dhe Antonio Conte

Antonio Conte ka regjistruar një rekord personal në përballjet e tij me Pep Guardiola.

Trajneri italian është trajneri i vetëm që ka fituar më shumë ndeshje sesa ka humbur ndaj Pep Guardiola.

Këtë rekord e arriti në përballjen e vikendit mes Manchester City dhe Tottenham, ku Spurs shënuan fitore 2:3, falë një goli të vonshëm të Kane.

Skuadrat e Conte kanë shënuar tetë gola në ndeshjet kundër skuadrave të Guardiolas, derisa skuadrat e këtij të fundit kanë shënuar gjashtë gola.

Trajneri aktual i Manchester City ka rekord më të mirë sesa të gjithë trajnerët tjerë që i ka takuar së paku katër herë.

Jose Mourinho ka fituar shtatë ndeshje, ka humbur 12 dhe ka marrë gjashtë barazime ndaj Pep Guardiola.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat