Liverpooli nuk është në garë për Mbappen

Futboll

Liverpooli nuk është në garë për Mbappen

Më: 22 shkurt 2022 Në ora: 14:11
Liverpooli nuk është në garë për Mbappen

Liverpooli nuk është në garë për transferimin e Kylian Mbappe si agjent i lirë nga PSG.

Fituesi i Kupës së Botës ka edhe disa muaj të mbetur në kontratë me “Parisienët” dhe me shumë gjasë do largohet në verë si agjent i lirë.

Real Madrid gjithashtu është konsideruar favorit për nënshkrimin me francezin, derisa shanset tashmë veçse janë shtuar.

Liverpool ka qenë i lidhur me 23-vjeçarin, por sipas “Sport”, skuadra e Jurgen Klopp nuk do provoi ta transferoi në verë.

Raporti shton se Real Madrid është destinacioni më real për Mbappe, me Barcelonën dhe Man Ciy që nuk janë në garë.

Mbappe ka regjistruar 22 gola dhe 16 asistime në 33 ndeshje për skuadrën e Mauricio Pochettinos këtë sezon dhe ka deklaruar se ende s’ka vendosur për të ardhmen.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat