Wilshere turpërohet me skuadrën e re

Futboll

Wilshere turpërohet me skuadrën e re

Më: 22 shkurt 2022 Në ora: 14:43
Wilshere turpërohet me skuadrën e re

Jack Wilshere ka pasur një moment për t’u harruar në stërvitjen në javën e tij të parë me klubin e ri Aarhus Gymnastikforening.

30-vjeçari ka nënshkruar për klubin danez në një kontratë afatshkurtër deri në fund të sezonit, me mundësinë e vazhdimit të marrëveshjes së tij edhe për një vit tjetër.

Ish-lojtari i Arsenalit kishte qenë pa klub që kur u largua nga Bournemouth verën e kaluar pas përfundimit të kontratës së tij.

Wilshere u bashkua me shokët e skuadrës së re në stërvitje të hënën pasi nënshkroi një marrëveshje, nga e cila do të marrë 5000 paund në javë.

Ai dukej se ishte pak i ngurtë, duke humbur një gol me portë të hapur vetëm pak metra larg.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat