Barcelonës i rikthehen dy lojtarë

Futboll

Barcelonës i rikthehen dy lojtarë

Më: 22 shkurt 2022 Në ora: 14:51
Barcelonës i rikthehen dy lojtarë

Memphis Depay dhe Clement Lenglet pritet të jenë të gatshëm për ndeshjen e së enjtes në Ligën e Evropës kundër Napolit pasi kaluan më shumë se një muaj jashtë fushës.

Katalanasit udhëtojnë drejt Napolit të enjten për t’u përballur me Napolinv në ndeshjen e dytë të play-off-it të Europa League. Ndeshja e parë në Barcelonë javën e kaluar, përfundoi në barazim 1-1.

Lenglet dhe Depay humbën ndeshjen në Nou Camp, por do të jenë të gatshëm për ndeshjen e kthimit.

Sipas Marcas dyshja janë rikthyer në stërvitjet në grup dhe mund të udhëtojnë në Itali për ndeshjen e ardhshme kundër të zgjedhurve të Luciano Spallettit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat