Zhang refuzon një ofertë prej 900 milionë eurosh për blerjen e klubit

Futboll

Zhang refuzon një ofertë prej 900 milionë eurosh për blerjen e klubit

Më: 22 shkurt 2022 Në ora: 18:20
Zhang refuzon një ofertë prej 900 milionë eurosh për blerjen e klubit

“Tuttosport” tregon një prapaskenë shumë interesante që ka të bëjë me Interin. Sipas të përditshmes presidenti Steven Zhang gjatë javëve të kaluara ka refuzuar një ofertë prej 900 milionë eurosh për blerjen e klubit.

Edhe në këtë rast, ashtu siç ndodhi me “Bc Partners” kompania që ka bërë ofertën ka qenë amerikane.

Jo-ja e Zhang ka qenë e prerë, pasi merr në konsideratë vetëm propozimet që nisin nga një miliard euro, konfirmon fjalët e CEO-s Antonello, që tha se presidenti nuk ka ndërmend që të shesë klubin.

Një refuzim interesant i Zhang-ut!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat