Barcelona s’heq dorë nga Kessie

Futboll

Barcelona s’heq dorë nga Kessie

Më: 23 shkurt 2022 Në ora: 11:09
Barcelona s’heq dorë nga Kessie

Që Franck Kessie është objektivi kryesor i merkatos së Barcelonës, nuk është mister. Fakti që kontrata me Milanin i skadon në qershor dhe mund të merret me parametër zero i shtyn katalanasit të gjejnë mënyrat e duhura për ta joshur. Sipas “El Mundo Deportivos”, blaugranat e kanë vënë atë në krye të dëshirave të tyre, pasi në mesfushë nuk kanë lojtarë me karakteristikat e futbollistit nga Bregu i Fildishtë.

Gjithsesi, Barcelona nuk është e gatshme, për shkak të kufizimeve ekonomike, të marrë pjesë në “ankand” për të konkurruar me klubet angleze për pagën e lojtarit apo për të paguar shuma të rëndësishme si komisione.

Me siguri, lojtari do të kërkojë një bonus transferimi për transferimin falas në një klub të ri, por në çdo rast nuk do t’i afrohet vlerës që ka në treg, rreth 45 milionë euro.

Shifër e përllogaritur duke vlerësuar cilësitë teknike dhe moshën e re (25 vjeç), që do të thotë se do të luajë edhe për shumë vite në nivelet më të larta. Kessie është një lloj investimi i sigurt për të ardhmen.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat