Mesfushori i Realit është në kërkim nga disa skuadra

Futboll

Mesfushori i Realit është në kërkim nga disa skuadra

Më: 23 shkurt 2022 Në ora: 11:53
Mesfushori i Realit është në kërkim nga disa skuadra

Skuadra angleze West Ham raportohet se është njëra nga katër klubet që kanë shprehur interesim për të transferuar yllin e Real Madridit Isco Alarcon si lojtarë të lirë gjatë kësaj vere.

Sipas “Fichajes”, mesfushori i Realit është në kërkim nga disa skuadra për tu transferuar gjatë afatit kalimtar veror të transferimeve, pasi që kontrata aktuale e tij me “Galaktikët” përfundon në fund të këtij sezoni.

Thuhet se katër skuadra janë në garë për shërbimet e mesfushorit spanjoll, ndër to edhe klubi anglez West Ham United.

West Ham ka kohë që ka shprehur interesim në Iscon, ku edhe e ka kontaktuar Real Madridin në disa raste për të hapur bisedimet për një transferim të mundshëm, por që gjithmonë ka marrë përgjigje negative nga gjigandi i La Ligas.

Që prej transferimit të tij nga Malaga te Real Madridi, Isco ka arritur të bëjë 350 paraqitje për gjigandin spanjoll, duke regjistruar 53 gola dhe 56 asistime mbi emrin e tij.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat