Batatina: Kam kërkuar nga djemtë që ta respektojnë Feronikelin

Futboll

Batatina: Kam kërkuar nga djemtë që ta respektojnë Feronikelin

Më: 23 shkurt 2022 Në ora: 15:20
Batatina: Kam kërkuar nga djemtë që ta respektojnë Feronikelin

Sot në kuadër të xhiros së 21’të të Superligës së Kosovës, u zhvillua  takimi mes Llapit dhe Feronikelit, shkruan Insporti.

Llapi triumfoi me rezultat 4-2 ndaj skuadrës së Feronikelit.

Pas ndeshjes, trajneri Batatina tha se ka kërkuar nga futbollistët e tij që ta respektojnë skuadrën e Feronikelit.

“E kemi mar ndeshjen me seriozitet, kam dasht me respektu Feronikelin, djemtë duhet të vlerësohen lartë se po e mbajn skuadrën në Superligë.

Në situtata të tjera nuk bëhet kjo, or në këtë situatë kam kërku që të jenë të kujdeshëm. S’na intereson ma shumë se me i mar 3 pikë” – tha Batatina.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat