Në mbrojtje të Lukakut

Futboll

Në mbrojtje të Lukakut

Më: 24 shkurt 2022 Në ora: 11:04
Në mbrojtje të Lukakut

Kriza e Romelu Lukakut tani është e dukshme. Vetëm 7 prekje të topit gjatë gjithë ndeshjes kundër Crystal Palace në kampionat, më pas në stol në fitoren me Lille në Champions.

Sulmi i bluve të Londrës iu besua lojtarëve Kai Havertz, Christian Pulisic dhe Hakim Ziyech. Gjithçka shkoi në mënyrë perfekte, por jo për Lukaku.

Momenti për Big Rom është shumë kritik, sezoni tashmë ka hyrë në fazën vendimtare dhe Tuchel ka arritur në përfundimin se manovra e skuadrës është më efektive pa një referencë qendrore. Prandaj, Romelu Lukaku duket se do të jetë në pankinë edhe në finalen e Kupës së Ligës, të dielën, në Wembley, kundër Liverpoolit.

Ne debatin për formën që po kalon Romelu është është përfshirë edhe një figurë e madhe e futbollit si Thierry Henry, ndihmësi aktual i trajnerit të Belgjikës, Roberto Martinez, por edhe një njohës i thellë i futbollit anglez dhe dinamikës së tij taktike. Ish-legjenda e Arsenalit, kuptohet i shqetësuar për krizën e Lukakut përpara Kupës së Botës, mbrojti sulmuesin:

“Lukaku ka nevojë për kohë për t’u përshtatur. Nëse merr një sulmues si ai, duhet ta lejosh të përshtatet dhe të ndërtosh një lojë që u përshtatet karakteristikave të tij. Megjithatë, që në fillim dyshoja nëse ai do të përshtatej me këtë ekip”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat