Yaremchuk nxjerr fanellën e dedikuar për ushtrinë ukrainase

Futboll

Yaremchuk nxjerr fanellën e dedikuar për ushtrinë ukrainase

Më: 24 shkurt 2022 Në ora: 11:36
Yaremchuk nxjerr fanellën e dedikuar për ushtrinë ukrainase

Ditën e djeshme u luajt ndeshja e  vlefshme për raundin e Champions League midis Benficës dhe Ajax.

Ndeshja përfundoi me rezultatin 2-2, ku ukrainasi Yaremchuk barazoi rezultatin për portugezët.

Ai festoi duke hequr fanellën e tij të klubit dhe nxorri bluzën e stampuar me një simbol të ushtrisë ukrainase, Tryzub (Trident).

Ai e puth disa herë simbolin ku lëshon një mesazh të qartë për situatën e vështirë në Ukrainë, ku i kushtoi edhe një karton të verdhë.

“Është shumë e vështirë të flasësh për këtë, është një situatë e vështirë në vendin tim. Futbolli është futboll sigurisht, por ka shumë gjëra që po ndodhin në Ukrainë dhe nuk mund të rrija pa reaguar.

E kam të vështirë të përqëndrohem në fushë nga kjo situatë, por unë jam duke bërë maksimumin që të ndihmoj ekipin tim”, është shprehur Yaremchuk.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat