Bayerni nën presion për Ibrahimoviçin nga Kosova

Futboll

Bayerni nën presion për Ibrahimoviçin nga Kosova

Më: 24 shkurt 2022 Në ora: 11:41
Bayerni nën presion për Ibrahimoviçin nga Kosova

Stafi teknik i Bayernit të Mynihut i befasoi të gjithë së fundmi kur vendosi që të merrte Ibrahimoviçin në ekipin e parë.

Sigurisht referenca nuk është për gjigantin suedez, por për një djalosh të quajtur Arijon.

Është vetëm 16-vjeç, i lindur nga prindër nga Kosova në vitin 2005, në Nuremberg, por me shtetësi gjermane. Një perlë e akademisë së gjigantëve gjermanë, i cili shihet si talent absolut për të ardhmen.

Mbiemri e vendosi në qendër të vëmendjes, por po e justifikon me performancat e tij gjithnjë në rritje. Madje, sipas “Sport1”, disa skuadra gjermane dhe jo vetëm, mes tyre edhe Leipzig, ia kanë vënë syrin talentit me origjinë shqiptare.

Futbollisti megjithatë dëshiron të ketë sukses në skuadrën bavareze.

Në Mynih po planifikojnë që vitin e ardhshëm të bëjnë pjesë të ekipit U-19 dhe jo ta huazojnë në një skuadër tjetër. Në planin afatgjatë, po, do të merret në konsideratë një transferim në një ekip ku do të kishte mundësinë për t’u përshtatur me futbollin elitar. Arijon Ibrahimovic është pjesë e përfaqësueses U-17 të Gjermanisë, ku është aktivizuar në 7 ndeshje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat