Herrera: Jam i foksuar që ta mbyll sezonin në mënyrën më të mirë

Futboll

Herrera: Jam i foksuar që ta mbyll sezonin në mënyrën më të mirë

Më: 24 shkurt 2022 Në ora: 14:33
Herrera: Jam i foksuar që ta mbyll sezonin në mënyrën më të mirë

Sulmuesi i Manchester Cityt, Yangel Herrera, i cili po luan tek Espanyoli në formë huazimi, thotë se nuk është koha për të shqyrtuar të ardhmen.

Pas periudhës së suksesshme në sezonin e kaluar tek Granadën, Herrera këtë sezon është i huazuar tek Espanyol. Ai po shfaq formë të lartë këtë edicion të garave.

“Unë mendoj se ende është herët për shqyrtuar të ardhmen”, tha Herrera për mediet spanjolle.

“Jam i foksuar që ta mbyll sezonin në mënyrën më të mirë të mundshme dhe të tregoj performancën më të mirë personale”, theksoi ai.

Herrera është duke u vëzhguar nga disa klube evropiane, por sipas tij, ‘në verë do të vendoset e ardhmja e tij”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat