Drejtuesit e Realit nuk heqin dorë prej tij

Futboll

Drejtuesit e Realit nuk heqin dorë prej tij

Më: 24 shkurt 2022 Në ora: 18:37
Drejtuesit e Realit nuk heqin dorë prej tij

Real Madrid kryeson bindshëm kampionatin spanjoll, por pavarsisht formës së mirë në La Liga, tifozët madrilenë kanë shprehur pakënaqësitë e tyre për Carvajal. Mbrojtësi 30-vjeçar është pjesë e Real Madrid nga viti 2013 dhe klubi ka ende besim te cilësitë e lojtarit, pasi më parë, ata i rinovuan kontratën deri në vitin 2025.

Pavarsisht protestave nga ana e tifozëve, drejtuesit madrilenë janë të bindur në zgjedhjet e tyre dhe nuk e shohin një opsion hyrjen e tyre në merkato për një mbrojtës të djathtë. Kjo për disa arsye, fillimisht, Carvajal është një nga lojtarët më të mirë në dekadën e fundin në këtë pozicion dhe një personalitet i Real Madrid, ndaj drejtuesit do të vijojnë t’i besojnë ashtu si trajneri.

Së dyti, Alvaro Odriozola, spanjolli i cili është në formë huazimi në kampionatin italian, te Fiorentina do të jetë një alternativë e sigurtë për sezonin e ardhshëm dhe në fund, konvertimi i Lucas Vazquez në këtë pozicion, sa herë i kërkohet nga stafi teknik. Asnjëri prej tre lojtarëve nuk ka shprehur dëshirën për t’u larguar apo për të ndryshuar ambient, madje as Odriozola. Këto janë disa arsye të forta, për të besuar se drejtuesit madrilenë nuk do ta mendojnë blerjen e një lojtari të katërt për pozicionin e mbrojtësit të djathtë.

Sa i përket Carvajal, i cili së fundmi ka marrë kritika, të gjithë janë të vetëdijshëm që ky nuk është sezoni më i mirë i tij në Madrid, kjo ndikuar edhe nga dëmtimet e shpeshta që kanë ndikuar në formën e tij.  Për momentin ai ka besimin e plotë te Reali dhe deri në vitin 2025, Dani Carvajal ka ende shumë për të dhënë dhe kjo është një pikë në të cilën, të gjithë bashkohen dhe askush nuk ka kundërshtim.

30-vjeçari në këtë sezon ka zhvilluar 21 ndeshje në të gjitha kompeticionet, duke shënuar edhe një gol ndaj Betis, në javën e tretë të këtij sezoni në La Liga, një gol i cili në fund i dhuroi tre pikë skuadrës madrilene.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat