Finalja në Paris

Futboll

Finalja në Paris

Më: 25 shkurt 2022 Në ora: 11:05
Finalja në Paris?

Komiteti Ekzekutiv i UEFA-s ka zhvilluar sot një mbledhje të jashtëzakonshme pas përshkallëzimit të rëndë të situatës së sigurisë në Evropë. Në këtë mbledhje mori pjesë edhe Presidenti i FSHF-së, Armand Duka në cilësinë e anëtarit të KE-së së UEFA-s.

Komiteti Ekzekutiv i UEFA-s vendosi të zhvendosë finalen e Champions League 2021/22 nga Shën Petersburgu në “Stade de France” në Paris. Ndeshja do të luhet siç ishte planifikuar të shtunën më 28 maj në orën 21:00.

UEFA dëshiron të shprehë falënderimet dhe vlerësimin e saj për Presidentin e Francës, Emmanuel Macron për mbështetjen dhe angazhimin e tij personal që ndeshja më prestigjioze e futbollit evropian të klubeve të transferohet në Francë në një kohë krize të paprecedentë. Së bashku me qeverinë franceze, UEFA do të mbështesë plotësisht përpjekjet e të gjitha palëve për të mbështetur dhe siguruar shpëtimin e lojtarëve të futbollit dhe familjet e tyre në Ukrainë, të cilët përballen me vuajtje të tmerrshme njerëzore, shkatërrime dhe zhvendosje.

Në mbledhjen e sotme, Komiteti Ekzekutiv i UEFA-s vendosi gjithashtu që klubeve dhe ekipeve kombëtare të Rusisë dhe Ukrainë, që garojnë në kompeticionet e UEFA-s, do t’u kërkohet të luajnë ndeshjet e tyre si skuadra pritëse në vende neutrale deri në një njoftim të dytë.

Komiteti Ekzekutiv i UEFA-s vendosi më tej të qëndrojë në gatishmëri për të thirrur mbledhje të mëtejshme të jashtëzakonshme sa herë që të nevojitet për të rivlerësuar situatën ligjore dhe faktike që është në zhvillim të vazhdueshëm për të miratuar vendime të mëtejshme sipas nevojës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat