Mesfushori i Realit “mollë sherri” mes Interit dhe Milanit

Futboll

Mesfushori i Realit “mollë sherri” mes Interit dhe Milanit

Më: 25 shkurt 2022 Në ora: 11:32
Mesfushori i Realit “mollë sherri” mes Interit dhe Milanit

Dani Sebajos është një nga motivet e fundit të “sherrit” Milan-Inter.

Për mesfushorin e Real Madridit janë futur në garë të dyja ekipet e Milanos, duke e parë si përforcimin e duhur për kampet respektive.

25- vjeçari nuk është në një nga momentet e tij më të mira dhe pas rikthimit nga huazimi tek Arsenali nuk ka gjetur përsëri hapësirë në skemat e Karlo Ançelotit, duke ngrohur shumë herë stolin dhe duke e bërë ta konsiderojë një aventurë të re jashtë vendlindjes.

Me kontratën që i skadon në 2023-shin dhe duke parë edhe dëshirën e klubit madrilen për ta larguar futbollistin, drejtuesit milanezë janë hedhur në sulm për të siguruar shërbimet e tij dhe për të bindur si lojtarin dhe klubin spanjoll.

Me largimin e mundshëm të Kesisë nga kuqezinjtë, Maldini dhe Masara kërkojnë të plotësojnë vendin e lënë bosh, ndërkohë që Marota kërkon një alternativë cilësore për Barelën e Çlahanoglunë, të cilën momentalisht stoli i Inzagit nuk e ofron.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat