Java e 13-të rezervon derbi në Shkodër e Tiranë

Futboll

Java e 13-të rezervon derbi në Shkodër e Tiranë

Më: 25 shkurt 2022 Në ora: 11:42
Java e 13-të rezervon derbi në Shkodër e Tiranë

Kjo fundjavë do të mirëpresë javën e 13-të të kampionatit kombëtar të futbollit të femrave, që tashmë ka hyrë në një fazë delikate, me tre skuadra që garojnë për vendin e parë, Vllaznia, Apolonia e Tirana.

Katër ndeshje do të zhvillohen këtë të shtunë, dhe sfida që do të ngrejë siparin e kësaj jave do të jetë Apolonia – Skënderbeu, me fieraket që janë më favorite në letër për ta fituar ndeshjen, që do të luhet në Fier duke nisur nga ora 13:00.

Dy pretendetet e tjera për titull, Vllaznia e Tirana do të luajnë ndeshjet respektive në të njëjtën orë, 14:00, teksa shkodranet do të presin ekipin e kryeqytetit Tirana AS në Shkodër, një sfidë që duket e lehtë për kampionet në fuqi të vendit, që në 12 javë numërojnë 10 fitore dhe një barazim. Nga ana tjetër, Tirana do të presë në shtëpi Lushnjen, gjithashtu një sfidë jo e vështirë për vajzat bardheblu, që shihen pretendente për ta fituar ndeshjen.

Këtë javë të 13-të spikat pa dyshim derbi kryeqytetas, Kinostudio – Partizani, me dy skuadrat që do të luajnë vetëm për të marrë 3 pikëshin, pasi humbja nuk vlen për asnjë nga ekipet. Kjo sfidë do të zhvillohet duke nisur nga ora 16:00 në QKS Kamëz.

Sakaq, sfida e fundit e javës do të zhvillohet të dielën, me një tjetër derbi, kësaj radhe në Shkodër, Atletik Club – Murlani, sfidë që do të nisë nga ora 15:00.

26 shkurt 2022, ora 13:00 Apolonia – KF Skënderbeu

26 shkurt 2022, ora 14:00 Vllaznia – Tirana AS

26 shkurt 2022, ora 14:00 Lushnja – Tirana

26 shkurt 2022, ora 16:00 Kinostudio – Partizani

27 shkurt 2022, ora 15:00 Atletik Club – KF Murlani

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat