Kroati largohet nga Ukraina, kështu janë të shënuara rrugët

Futboll

Kroati largohet nga Ukraina, kështu janë të shënuara rrugët

Nga: K.G. Më: 25 shkurt 2022 Në ora: 12:57
Srna

Edhe pse deri dje thoshte se nuk do të largohej nga Kievi, në mes të një lufte të vërtetë në rrugët e kryeqytetit të Ukrainës, ish futbollisti kroat Darijo Srna, drejtor sportiv i klubit Shakhtar Donesky, dëgjoi apelin e Zagrebit.

Ai u largua nga Ukraina së bashku me ambasadoren kroate.

Darijo Srna u largua nga Kievi pak më parë. 

“Ideja është të presim që kroati i fundit të largohet nga Kievi dhe pastaj ambasadori kroat”,  - tha Ivan Chorkalo për “Dnevnik Nova TV”. 

“Në Google Maps, të gjitha rrugët jashtë qytetit janë të shënuara me të kuqe”, tha me tej.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat