Ikona ukrainase kërkon mbështetje, apel shteteve të tjera të ndërhyjnë

Futboll

Ikona ukrainase kërkon mbështetje, apel shteteve të tjera të ndërhyjnë

Më: 25 shkurt 2022 Në ora: 14:37
Ikona ukrainase kërkon mbështetje, apel shteteve të tjera të ndërhyjnë

Ish-kapiteni legjendar i Ukrainës, Andrij Shevçenko, i ka bërë shteteve të tjera një apel për ndihmë dhe mbështetje në luftën që populli i tij po kalon me Rusinë.

Me anë të një mesazhi të postuar në rrjetet sociale, legjenda e futbollit ukrainas, është shprehur i trishtuar për atë që po ndodh në shtetin e tij.

“Herët në mëngjes, një luftë e shkallës së plotë filloi nga Rusia.

Populli im, familja ime janë në rrezik. Ukraina dhe populli i saj kërkojnë vetëm paqe dhe të ruajnë territorin”, ishin fjalët e ish-fituesit të Topit të Artë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat