“Los Blancos” me mungesa në ndeshjen e vikendit: Alaba dhe Bale të lënduar

Futboll

“Los Blancos” me mungesa në ndeshjen e vikendit: Alaba dhe Bale të lënduar

Më: 25 shkurt 2022 Në ora: 17:25
Foto ilustrim

Ekipi i Carlo Ancelottit do të jetë me dy mungesa kundër Rayo Vallecanos, në ndeshjen e xhiros së 26-të në La Liga.

Carlo nuk do t`’i ketë në dispozicion Gareth Bale dhe David Alaba për ndeshjen ndaj Rayo Vallecanos.

Uellsiani ishte pjesë e seancës së fundit stërvitore përpara ndeshjes, por Carlo ka treguar se ka ende dhimbje dhe nuk është në listë. Bale ka ushtruar gjatë gjithë javës jashtë grupit.

Sa i përket David Alaba, qendërmbrojtësi vuan nga një shqetësim. Pavarësisht se nuk është shumë i rëndësishëm, trajneri dhe vetë lojtari kanë vendosur të mos rrezikojnë.

Këtë mëngjes ai tashmë ka punuar në palestrën në Valdebebas. Ndeshja në mes Rayo Vallecanos dhe Real Madridit luhet të shtunën në orën 18:30.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat