Limani para derbit të madh: Jemi gati, tifozët motiv dhe infuzion për ne

Futboll

Limani para derbit të madh: Jemi gati, tifozët motiv dhe infuzion për ne

Më: 25 shkurt 2022 Në ora: 18:00
Limani para derbit të madh: Jemi gati, tifozët motiv dhe infuzion për ne

Në prag të ndeshjes së javës së 22-të kampionale (nesër, 13.00), derbit të javës në Superligë, FC Drita – FC Ballkani, skuadra nga Gjilani mbajti konferencë për media, ku për përgatitjet dhe pritshmëritë folën kryetrajneri, Ardian Nuhiu dhe futbollisti, Ardian Limani.

Optimist u shpreh Limani, i cili tha se në ndeshje të tilla vendosin detajet dhe se tifozët janë infuzion për skuadrën.

“Ne si futbollistë jemi të gatshëm dhe të motivuar për ndeshje, pasi e dijmë rëndësinë e takimit kur përballemi me një skuadër që është favorite për titull dhe motivi është shumë i lartë.

Këto ndeshje tregojnë madhështinë dhe cilësinë e secilës skuadër, sepse në ndeshje të forta dallimi është i vogël dhe vendosin detajet.

Jemi gati të shfrytëzojmë çdo dobësi të kundërshtarit dhe ti mbulojmë pikat e tyre të forta.

Me përkrahjen e tifozëve tanë jemi të gatshëm ta fitojmë ndeshjen. Tifozët “Intelektualët” janë motivi ynë, unë pres që stadioni nesër të jetë i mbushur sepse përkrahja e tyre na jep forcë. Shpesh kur futbollistët nuk mund të gjejnë forcë, tifozët janë infuzion për të vazhduar dhe gjetur fitoren në këto ndeshje”, potencoi Limani.

Kapiteni, Limani tha se futbollistët i presin këto ndeshje, e japin maksimumin dhe fitorja në derbi të tillë jep motiv prej kampioni.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat