Pritjes i erdhi fundi

Futboll

Pritjes i erdhi fundi

Më: 25 shkurt 2022 Në ora: 18:09
Pritjes i erdhi fundi

Shumë muaj lot, dhimbje, por dhe kënaqësi për tu rikthyer përsëri në fushë. Kristian Eriksen është gati të mahnisë përsëri botën me talentin e tij.

Në një intervistë trajneri i Brentford, Tomas Frank tregoi se kur do të kthehet lojtari.

“Kristiani do të jetë me ne dhe do të futet në fushë në ndeshjen kundër Njukasëllit të shtunën.

Është një ditë e madhe për të gjithë ne, por veçanërisht për të dhe familjen e tij.”

Një lajm shumë i gëzueshëm për fansat e mesfushorit, të cilët u shokuan në atë ndeshje të Europianit ku danezi u shtri në tokë pasi pësoi një arrest kardiak.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat