Lewandowski u bashkohet yjeve, kjo është kërkesa e tij për luftën në Ukrainë

Futboll

Lewandowski u bashkohet yjeve, kjo është kërkesa e tij për luftën në Ukrainë

Më: 26 shkurt 2022 Në ora: 10:12
Lewandowski

Robert Lewandowski u është bashkuar yjeve të futbollit që e dënojnë sulmin rus në Ukrainë.

Sulmuesi polak ka thënë se botës nuk i duhen luftërat, duke insistuar se në këtë moment duhet të mbretërojë paqja në mes të fqinjëve.

Ai e ka bërë një postim në rrjetet sociale, përmes së cilit kërkon që të ndalet lufta, e cila sjell viktima të pafajshme.

“Çdo gjë që është e bukur në sport është në kundërshtim me atë që e sjell lufta. Për të gjithë njerëzit që e vlerësojnë lirinë dhe paqen, kjo është një kohë solidariteti me viktimat e agresionit ushtarak kundër Ukrainës”, ka shkruar futbollisti i Bayern Munichut.
 

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat