Isak në negociata me Arsenalin

Futboll

Isak në negociata me Arsenalin

Më: 26 shkurt 2022 Në ora: 11:27
Isak në negociata me Arsenalin

Klubi anglez, Arsenal raportohet se ka nisur negociatat me agjentin e sulmuesit të Real Sociedadit, Alexander Isak.

Isak është duke treguar formë të lartë këtë sezon të garave me Sociedadi, duke ndezur interesimin e klubeve të mëdha evropiane.

Sipas medieve britanike, Arsenali tashmë ka nisur kontaktet me agjentin e lojtarit të cilin synon ta sjell në verën që vjen në ‘Emiratës’.

Trajneri i ‘Topçinjve’ Mikel Arteta, është një admirues i madh i sulmuesit suedez dhe dëshiron ta ketë në skuadër për sezonin e ardhshëm.

Drejtuesit e londinezëve thuhet se janë të vendosur që të transferojnë Isak në afatin kalimtar të verës, dhe tashmë krerët e Arsenalit janë duke punuar në këtë drejtim.

Ndryshe, suedezi është duke u vëzhguar edhe nga disa klube tjera evropiane përfshirë edhe Barcelonën.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat