Liverpooli e do me çdo kusht

Futboll

Liverpooli e do me çdo kusht

Më: 26 shkurt 2022 Në ora: 11:55
Liverpooli e do me çdo kusht

Klubi i madh anglez, Liverpool raportohet se ka bërë gati një super-ofertë për yllin e Real Madridit, Marco Asensio-n.

Mediet angleze shkruajnë se ‘The Reds’ kanë bërë gati një ofertë të madhe për spanjollin, ofertë dyfish më të mirë sesa ai aktualisht fiton tek madrilenët.

Asensio këtë sezon të garave, është duke shfaqu performancë të lartë në skuadrën e Carlo Ancelottit.

“Liverpooli ka bërë gati një ofertë fitimprurëse për Marco Asensio-s, dyfish më shumë sesa fiton në Real Madrid”, shkruajnë mediet në ishull.

Klubi nga ‘Anfield’, do të provojë që spanjollin gjatë verës ta sjell në Angli, pavarësisht se Real Madridi mësohet se tashmë është duke përgatitur kontratën e re për Asensio-n.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat