Bielsa largohet

Futboll

Bielsa largohet

Më: 27 shkurt 2022 Në ora: 11:15
Bielsa largohet

Marselo Bielsa nuk është më trajner i Lids Junajtedit, raporton ekskluzivisht “talkSPORT”.

Sipas mediumit anglez, klubi është ndarë nga strategu argjentinas me pëlqim të dyanshëm. Kjo lëvizje drastike vjen pas një serie rezultateve të dobëta për Lidsin. Gjatë javës, skuadra e Lidsit pësoi një disfatë të turpshme (0-6) nga Liverpulli, në sfidën tjetër humbi në shtëpi nga Totenhami me rezultat të thellë 0-4.

Kontrata e Bielsa-s me Lidsin skadon në fund të sezonit, por drejtuesit e klubit vendosën se ishte më mirë që të dy palët të ndaheshin tani.

Xhesi Marsh, i cili aktualisht drejton skuadrën gjermane të Bundesligës “Leipzig”, konsiderohet favoriti kryesor për të pasuar Bielsa-n.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat