Celina shpreh gatishmëri për të strehuar një familje ukrainase

Futboll

Celina shpreh gatishmëri për të strehuar një familje ukrainase

Më: 27 shkurt 2022 Në ora: 13:15
Celina shpreh gatishmëri për të strehuar një familje ukrainase

Mesfushori sulmues i Kombëtares së Kosovës, Bersant Celina i ka ofruar strehim ukrainasve.

Përmes një postimi në “Twitter”, Celina ka shprehur gatishmëri për të strehuar një familje në nevojë.

“Si një ish refugjat, unë do të vë në dispozicion një apartament për autoritetet norvegjeze. Do të strehoj një familje ukrainase në nevojë”, shkroi ai.

Celina po luan për klubin e Ipswich, ai ka pesë gola dhe katër asistime në këtë kampionat.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat