Chelsea - Liverpool përballen në “Wembly”

Futboll

Chelsea - Liverpool përballen në “Wembly”

Më: 27 shkurt 2022 Në ora: 13:29
Tuchel

Chelsea - Liverpool do të përballen në “Wembly” për të vendosur fituesin e Kupës së Ligës.

Në konferencën përpara ndeshjes, tekniku gjerman i “bluve”, Thomas Tuchel i ka habitur të gjithë me deklaratën e tij për shtyp.

Ai ka vendosur të solidarizohet me popullin e Ukrainës, pas pushtimit nga Rusia, duke u shprehur:

Çfarë do të ndodhte nëse do të humbnim një ndeshje futbolli? Asgjë. Do të isha i lumtur të humbisja nëse kjo gjë do të ndalonte luftën dhe do të ndihmonte Ukrainën”, ishin disa prej fjalëve të gjermanit.

Gjithsesi ai u shpreh dhe se ka besim te skuadra e tij dhe se do të kërkoj me çdo kusht fitoren për të arritur trofeun e 4-të me Çelsin pas vetëm 13 muajsh në drejtim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat