Si u vlerësuan Ardian Ismajli, Kristian Asllani dhe Nedim Bajrami?

Futboll

Si u vlerësuan Ardian Ismajli, Kristian Asllani dhe Nedim Bajrami?

Më: 27 shkurt 2022 Në ora: 13:36
Nedim Bajrami

Empoli humbi ditën e djeshme kundër Juventusit dhe në fushë ishin tre futbollistët shqiptarë, Ardian Ismajli, Kristian Asllani dhe Nedim Bajrami.

Ky i fundit ishte nga lojtarët me notën më të lartë tek Empoli. Gazzetta dello Sport e ka vlerësuar me notën 6, duke e konsideruar rrezik për Juventusin.

Ai gjithashtu goditi edhe traversën.

Nota 5 për mesfushorin e ri Asllani, i cili sakrifikon për skuadrën, por i rëndon topi i humbur te goli i dytë i shënuar nga Juventusi.

Edhe Ismajli vlerësohet me notën 5, si rezultat edhe i paraqitjes së tërë repartit dhe tre golave të pësuar nga Empoli..

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat