Fitore e madhe për Ulpianën

Futboll

Fitore e madhe për Ulpianën

Nga: K. Goca Më: 27 shkurt 2022 Në ora: 13:51
Ulpiana

Ulpiana nga Lipjani ka shënuar fitore të madhe me rezultat 3:1 ndaj Drenicës nga Skenderaj, në ndeshjen që u zhvillua në stadiumin “Sami Kelmendi” më Lipjan.

Tre pikë të mëdha në luftë për të siguruar mbijetesën në elitën e futbollit të Kosovës.

Ulpiana bëri lojë të mirë dhe arkëtoi tre pikë të merituara.  

Golat i shënuan Goncalves (28’), Shkalla (56’), Selimi (87’) për Ulpianën dhe Uka (90+7') për Drenicën. 

Në minutën e 90+4, Rezi dështon nga penalltia, për të thelluar epërsinë dhe Azem Bejta i Drenicës ndëshkohet me karton të kuq pikërisht në minutën e 90+3.

Uka ngushton humbjen në 3:1 në minutën e 90+7.

Pas javës së 22-të, Ulpiana është në vend të tetë me 22 pikë, ka 6 me pak se Drenica në pozitën e pestë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat