Thyen Betis dhe ndjek Realin

Futboll

Thyen Betis dhe ndjek Realin

Më: 27 shkurt 2022 Në ora: 18:38
Thyen Betis dhe ndjek Realin

Sevilla fitoi 2:1 derbin e Andaluzisë kundër Real Betis. Ekipi i Julen Lopeteguit zgjidhi gjithçka në pjesën e parë. Ivan Rakitic ktheu në gol një penallti në minutën e 24-t, teksa Munir El Haddadi dyfishoi për vendasit në fundin e fraksionit të parë të takimit.

Real Betis shkurtoi rezultatin me anë të Sergio Canales në minutat shtesë, por nuk kishte më kohë. Sevilla regjistroi rezultatin e 12-të radhazi pozitiv në La Liga, dhe renditet në vend të dytë me 6 pikë më pak se Real Madrid.

Betis mbetet forcë e tretë e kampionatit spanjoll. Diferenca me rivalët e qytetit ka shkuar tetë pikë, ndërsa Atletico Madrid ndodhet vetëm një pikë larg.

Dy ekipet andaluziane siguruan në mesjavë kualifikimin në raundin e 1/8-ve në Europa League, raund ku Sevilla do të sfidojë West Ham. Kundërshtar gjerman për Betis, që do kërkojë kualifikimin në çerekfinale përballë Eintracht Frankfurt.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat