Askush nuk pranon të luajë me Rusinë

Futboll

Askush nuk pranon të luajë me Rusinë

Më: 27 shkurt 2022 Në ora: 19:16
Askush nuk pranon të luajë me Rusinë

Pas sulmit rus ndaj Ukrainës, federatat e futbollit të vendeve të lartpërmendura njoftuan se nuk do të marrin pjesë në play-off-in, ku ndodhet edhe Rusia.

Dje, kombëtaret e Polonisë dhe Suedisë anuluan pjesëmarrjet e tyre dhe sot të njëjtën gjë bëri Çekia, kështu që Rusia mbetet e vetmja në atë pjesë të shortit nga ku duhej të dilte vetëm një skuadrës që do të merrte pjesë në Botërorin e Katarit.

Në komunikatën e sotme, Federata e Futbollit të Çekisë e ka shpjeguar vendimin e saj duke thënë se për momentin nuk duan të luajnë kundër Rusisë.

“Bordi ekzekutiv i Federatës së Futbollit të Republikës Çeke, anëtarët e stafit dhe futbollistët ranë dakord që nuk është e mundur të luhet kundër Rusisë për momentin, as në terren neutral. Të gjithë duam që lufta të përfundojë sa më shpejt të jetë e mundur,” thuhet në deklaratë.

Kështu, shtëpia federata çeke vendosi të mos luajë kundër Rusisë në asnjë vend tjetër, ndaj është e diskutueshme se si do të veprojnë tani FIFA dhe UEFA.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat