Dortmundi barazon me Augsburgun, ngec në luftë për titull

Futboll

Dortmundi barazon me Augsburgun, ngec në luftë për titull

Nga: K.G. Më: 27 shkurt 2022 Në ora: 19:27
Dortmundi barazon me Augsburgun, ngec në luftë për titull

Dortmundi nuk arriti tre pikë nga Augsburgu, kjo i kushton edhe në luftë për titullin e kampionit. 

Augsburgu me një lojë të mirë ndali një pikë në konak të vetin, duke barazuar 1:1 me Dortmundin, në ndeshjen e javës së 24-të të Bundesliga I. 

Dortmundi kaloi në epërsi në pjesën e parë, me golin e Hazard në minutën e 34-të.

Vendasit nuk u dorëzuan dhe barazuan në minutën e 78-të, duke iu falënderuar golit të Sarenren-Bazee. 

Bayerni kryeson me 58 pikë, ka 8 më shumë se Dortmundi, ndërsa Augsburg është në vend të 15-të me 23 pikë.  Dortmundi ngec në luftë për titull.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat