Liverpooli më i mirë në maratonën e penalltive kundër Chelseas, fiton Kupën

Futboll

Liverpooli më i mirë në maratonën e penalltive kundër Chelseas, fiton Kupën

Nga: K. Goca Më: 27 shkurt 2022 Në ora: 20:28
Liverpooli më i mirë në maratonën e penalltive kundër Chelseas, fiton Kupën

Liverpooli është fitues i Carabao Cup! “Reds-at” triumfuan me penallti me rezultat 11:10 ndaj Chelseat, në finalen që u zhvillua në “Wembley”. 

Finalja e madhe mes Chelseat dhe Liverpoolit, nuk soli gola (0:0) për 120 minuta, kështu që penalltitë përcaktuan fituesin.

Sulmuesit nuk u treguan të saktë qoftë të njërës palë dhe ekipit tjetër.  

Maratonë penallti, vetëm portieri Arrizabalaga i Chelseat dështoi nga 22 penalltitë që u kryen. 

Liverpooli me penallti doli më i suksesshëm duke triumfuar dhe fiton Carabao Cup.

Në minutën e 69-të, “Reds” arritën të realizonin njëherë përmes Matip, por goli pastaj u anulua nga VAR-i për pozicion jashtë loje.

Edhe në minutën e 110-të anulohet goli i Havertz të Chelseas.

Penalltitë, për Chelsean shënuan Alonso, Lukaku, Havertz, James, Jorginho, Rudiger, Kante, Werner, Silva, Chalobah, ndërsa dështon Arrizabalaga dhe për Liverpoolin Milner, Fabinho, Van Dijk, Alexander-Arnold, Salah, Diogo Jota, Robertson, Elliott, Konate, Kelleher.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat