Anglia merr vendimin: Nuk do të luajmë në asnjë ndeshje me Rusinë

Futboll

Anglia merr vendimin: Nuk do të luajmë në asnjë ndeshje me Rusinë

Më: 27 shkurt 2022 Në ora: 23:10
Anglia merr vendimin: Nuk do të luajmë në asnjë ndeshje me Rusinë

Federata e Futbollit në Angli njoftoi sot nuk do të luajë asnjë ndeshje kundër Rusisë.

Në një deklarata thuhet se ky vendim është marrë për t’u solidarizuar me Ukrainën, e cila prej disa ditësh po përballet me agresionin rus.

“Nga solidariteti me Ukrainën dhe për të dënuar me gjithë zemër mizoritë e kryera nga udhëheqja ruse, FA mund të konfirmojë se ne nuk do të luajmë kundër Rusisë në asnjë ndeshje ndërkombëtare. Kjo përfshin çdo ndeshje të mundshme në çdo nivel”, tha FA në një deklaratë të dielën.

Anglia tani i bashkohet Republikës Çeke, Polonisë dhe Suedisë në refuzimin për të luajtur ndeshjet e futbollit kundër Rusisë për shkak të pushtimit të Ukrainës.

Ndërkohë të njëjtin vendim ka marrë edhe qeveria shqiptare, e cila ka deklaruar se nuk do të luajë asnjë ndeshje me Rusinë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat