Lyon humbet përballë kampionëve në fuqi

Futboll

Lyon humbet përballë kampionëve në fuqi

Më: 27 shkurt 2022 Në ora: 23:20
Lyon humbet përballë kampionëve në fuqi

Lyon dhe Lille po zhvillojnë një kampionat shumë larg pritshmërive.

Dy ndër skuadrat më të forta franceze, u përballën mes tyre në Groupama Stadium, takim që u fitua 0-1 nga kampionët në fuqi.

Gabriel Gudmundsson realizoi golin e vetëm të ndeshjes në minutën e 35-të. Suedezi i Lille shfrytëzoi një pasiguri të mbrojtjes vendase. Topi nuk u largua siç duhej dhe 22-vjeçari e dërgoi atë në rrjetë.

Lyon luftoi fort për të barazuar rezultatin, golin e barazimit e gjeti katër minuta përpara fundit me anë të Lucas Paqueta, por VAR-i anuloi golin e brazilianit. Ekipi mik menaxhoi minutat e mbetura dhe siguroi tre pikë të rëndësishme.

Lille ndan vendin e katërt me Nantes, dhe ndodhet 7 pikë larg zonës Champions, ndërsa Lyon mbetet në vend të dhjetë me një pikë më pak.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat