Ekipi i Shakhtar arratiset nga Kievi, por harrojnë lojtarin

Futboll

Ekipi i Shakhtar arratiset nga Kievi, por harrojnë lojtarin

Më: 27 shkurt 2022 Në ora: 23:26
Ekipi i Shakhtar arratiset nga Kievi, por harrojnë lojtarin

Në gjithë kaosin e krijuar në Ukrainë, ndodh edhe që mund të harrohet dikush në hotelin që deri një moment më parë priste një grup të madh futbollistësh.

Historia surreale dhe dramatike u tregua nga protagonisti i saj fatkeq, futbollisti 30-vjeçar i futsallit Jonatan Bruno Santiago, i njohur më mirë si Moreno.

Futbollisti brazilian, i cili luan në një klub të Kievit, ishte në të njëjtin hotel në kryeqytet ku u strehuan bashkatdhetarët e tij që luanin te Shakhtar: videoja e tyre ku kërkonin ndihmë kishte pasur një rezonancë të gjerë në orët pas shpërthimit të luftës dhe ishte i madh lehtësimi kur mësuam se i gjithë grupi kishte arritur të largohej nga Kievi të shtunën, duke hipur në një tren që shkonte në perëndim. Të gjithë ishin në atë tren, përveç Morenos dhe disa njerëzve të tjerë.

Lojtari i Futsalës tha se u bashkua me lojtarët e tjerë brazilianë të premten për t’u larguar nga vendi me ta, por u harrua:

“Isha unë, një lojtar dhe një tjetër brazilian. Mbeti vetëm stafi i tyre trajner, të cilët janë të gjithë italianë. (De Zerbi dhe stafi i tij ) Të gjithë u larguan. Ne ishim gjatë gjithë kohës bashkë, thjesht na harruan dhe u larguan”, tha ai për Globo.

Moreno jeton prej gjashtë muajsh në Kiev dhe ka dokumentuar sulmet e ushtrisë ruse në rrjetet sociale, duke treguar mungesën e ushqimit dhe frikën që po përjetohet në kryeqytet.Rrëfimi i tij për atë që i ndodhi është shqetësues:

“Ne hëngrëm drekë sot në orën 13:30 dhe më pas u ngjitëm në dhomën tonë për të bërë dush. Dhe kur zbritëm, në orën 16:30, thjesht nuk kishte njeri tjetër. Ne jemi shumë të frikësuar. Shpresoj që së shpejti të marrë fund kjo marrëzi”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat