Ibrahimovic thotë se dëshiron të fitoj trofe me Milanin para se të largohet

Futboll

Ibrahimovic thotë se dëshiron të fitoj trofe me Milanin para se të largohet

Më: 28 shkurt 2022 Në ora: 08:48
Zlatan Ibrahimovic

Zlatan Ibrahimovic është rikthyer te Milani dhe ka shkëlqyer në këtë periudhë me fanellën kuqezi.

Sulmuesi suedez sapo ka mbushur dy vite nga rikthimi te Rossonerët, por qëllimi i tij është të qëndroj edhe për një apo dy vite të tjera.

Edhe pse në moshën 40-vjeçare, Ibra ka bërë të ditur se nuk e ka ndërmend të tërhiqet nga futbolli, së paku pa fituar diçka me Milanin.

“E ardhmja ime është futbolli, bota ime është futbolli. Jam i zhgënjyer që nuk jam në gjendje të luaj për momentin, kjo më dhemb shumë, sidomos kur skuadra shkon mirë. Unë dua të jem atje dhe të ndihmoj skuadrën”, tha Ibrahimovic.

40-vjeçari ka thënë se nuk do të tërhiqet nga futbolli pa fituar diçka me Milanin.

“Ne kemi bëra gjëra të mëdha që kur erdha dhe tani mungon vetëm një elemente: një trofe.  Po luftojmë për ta arritur këtë dhe nuk do të heq dorë derisa të fitoj diçka me këtë Milan”.

“Nëse nuk sakrifikon, nuk ke dëshirë për të dhënë gjithçka, nuk do të arrish askund. E shkrova këtë libër për të përcjellë një mesazh dhe për të thënë se gjithçka është e mundur. Nuk ka rëndësi nga vini apo kush jeni, për sa kohë ju dëshironi t’i arrini qëllimet tuaja”, deklaroi Ibramovic.

Reprezentuesi suedez ka zhvilluar 19 ndeshje me Milanin këtë edicion, ku ka shënuar tetë gola e ka dhuruar dy asistime. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat