UEFA e përjashton Spartak Moskën nga Europa League?

Futboll

UEFA e përjashton Spartak Moskën nga Europa League?

Më: 28 shkurt 2022 Në ora: 13:25
Foto ilustrim

UEFA duket se ka vendosur ta përjashtojë Spartak Moskën nga garat e Europa League. Ky është vendimi më i fundit i shtëpisë së futbollit evropian si përgjigje ndaj sulmit ushtarak që e ndërmori Rusia në Ukrainë.

Me këtë rast, kundërshtari i klubit nga Moska, Leipzigu, do të shkojë automatikisht në fazën tjetër. Shtëpia e futbollit evropian paraprakisht e kishte ndaluar Spartakun që ta luajë ndeshjen e parë në shtëpi.

Mirëpo, mediumi gjerman “Bild” raporton se tashmë është marrë vendimi që të largohet krejtësisht nga garat evropiane klubi rus.

Lajmi do t’i bëhet i ditur Spartakut sot, ndërsa Leipzigu automatikisht do të kalojë në çerekfinale të këtij kompeticioni. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat