Xavi me superlativa për talentin e Barcelonës

Futboll

Xavi me superlativa për talentin e Barcelonës

Më: 1 mars 2022 Në ora: 11:02
Xavi me superlativa për talentin e Barcelonës

Nuk ka shënuar, por Pedri ka qenë spektakolar në fitoren 4-0 të Barcelonës kundër Bilbaos të dielën në mbrëmje.

Paraqitja e tij e ka shtyrë trajnerin e Barçës, Ksavi, që ta krahasojë talentin e ri të “La Masias” me mjeshtrin e këtij klubi, Andres Iniestën.

“Ksavi është një kënaqësi për t’u parë. Teksa e shoh që luan më kujton Andres Iniestën. Bën që gjithçka të duket e thjeshtë kur nuk është. Lojtarë të talentuar si ai janë pak”, ka thënë Xavi.

Trajneri i Barcelonës nga ana tjetër ka vlerësuar shumë dhe paraqitjen e bërë nga Osman Dembele, por pa dhënë ndonjë informacion më shumë rreth kontratës së francezit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat