Kërkohet nga ekipet e mëdha europiane

Futboll

Kërkohet nga ekipet e mëdha europiane

Më: 1 mars 2022 Në ora: 11:37
Kërkohet nga ekipet e mëdha europiane

Është vlerësuar si një nga mbrojtësit më të mirë në Serinë A dhe do t’i thotë lamtumirë Torinos në verë.

Sipas asaj që raporton e përditshmja sportive italiane “TuttoSport”, mes Gleison Bremer dhe Torinos ekziston një pakt. Marrëveshja me presidentin Urbano Kairo përcakton që mbrojtësi brazilian do të lihet i lirë në merkaton verore për të paktën të një oferte prej 25 milionë eurosh.

Lista e admiruesve është e madhe, ku Milani, Juventusi, Interi dhe Napoli në Itali, Bajern Mynih në Gjermani dhe Premier Liga janë pista shumë të “nxehta”.

Torino mund të ngushëllohet me një fitim të mirë kapital, duke qenë se ai erdhi në verën e 2018 nga Atletiko Mineiro për 6 milionë euro dhe së shpejti do të shitet 4-5 herë më shumë sesa u ble.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat