Vendosin për finalistin e parë në Kupën e Italisë

Futboll

Vendosin për finalistin e parë në Kupën e Italisë

Më: 1 mars 2022 Në ora: 11:38
Vendosin për finalistin e parë në Kupën e Italisë

Edicioni i 231 i “Derby della Madonnina” sheh dy rivalët e përbetuar Milanin dhe Interin duke u përballur në orën 21:00, takim ky i vlefshëm për ndeshjen e parë të gjysmëfinales së Kupës së Italisë.

Në fazën e çerekfinales, “Rossonerët” e mposhtën me rezultat të thellë 4:0 Lazion, kurse kampioni Italian, Interi, e mposhti me rezultat solid 2:0 Romën. Të dy këto skuadra për herë të fundit u takuan muajin e kaluar në “Giuseppe Meazza”, ku Milani siguroi fitore me rezultat të ngushtë 2:1, ndeshje kjo në kuadër të Serie A.

Fakt interesant është që tre nga katër ndeshjet e fundit, Interi ka qenë skuadra e parë që e ka zhbllokuar rezultatin, respektivisht brenda 15’ minutave të parë.

Të dy skuadrat do të kenë probleme me mungesa të lojtarëve, ku për Milanin nuk do të paraqiten Kjaer, Ibrahimovic dhe Tonali, kurse te Interi mungojnë Korrea dhe Gosens.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat