De Ligt flet për të ardhmen e tij te Juventusi

Futboll

De Ligt flet për të ardhmen e tij te Juventusi

Më: 1 mars 2022 Në ora: 12:03
Matthijs de Ligt

Mbrojtësi holandez Matthijs de Ligt në një intervisët për “Rondo” ka folur për të ardhmen e tij te gjigandi italian Juventus.

De Ligt ka kontratë momentale me Juventusin deri më 30 qershor të vitit 2024, dhe së fundmi është spekuluar që ylli holandez mund të largohet këtë verë nga Serie A.

Por, këto spekulime tani i ka demantuar vetë De Ligt, duke thënë që momentalisht fokusi i vetëm i tij është te Juventusi.

“Ajo çfarë Mino Raiola kishte thënë, që do të largohem në qershor, ajo ishte para tre muajve, kështu që shumë gjëra mund të ndodhin. Për momentin, jam i fokusuar vetëm në këtë sezon”, tha De Ligt.

“Unë jam duke e shijuar çdo moment timin këtu te Juventusi. Jam duke mësuar çdo javë gjëra të reja dhe me të vërtetë më pëlqen shumë”, shtoi mbrojtësi holandez.

Që prej transferimit nga Ajaxi te skuadra e Juventusit, Matthijs de Ligt ka arritur të bëjë 104 paraqitje në të gjitha garat për gjigandin italian, duke regjistruar shtatë gola dhe dy asistime mbi emrin e tij.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat