Ademi do të jetë gati për Hajdukun dhe Italinë

Futboll

Ademi do të jetë gati për Hajdukun dhe Italinë

Më: 1 mars 2022 Në ora: 15:26
Ademi do të jetë gati për Hajdukun dhe Italinë

Reprezentuesi i Maqedonisë, Arian Ademi, i cili kohë më parë lëndoi muskulin e këmbës, me shumë gjasa do të jetë gati për ndeshjet “play-off” për Botërorin “Katar 2022”, përball Italisë në Palermo, më 24 mars (20:45), pasi që mediat kroate njoftuan se ai duhet të kthehet në fushë, pas dhjetë ditëve.

Ademi u lëndua një javë më parë, mungoi në përbaljen me Seviljën (1-0) dhe përballjen në kampionatin e Kroacisë, kundër Osiekut (0-1).

Sipas njoftimeve të fundit, Ademi do të pushojë edhe këtë javë dhe këtë fundjavë nuk do të luajë kundër Shibenikut në kampionatin kroat, por do të jetë gati për 12 mars dhe derbin me Hajdukun në “Poljud” të Splitit.

Rikthimi i Ademit do të ishte në kohën e duhur, aq më tepër që Maqedonia është dobësuar për mosluajtjen me Elif Elmasit. Kujtojmë se për shkak të problemeve të lëndimeve, Ademi humbi pesë nga shtatë ndeshjet në eliminatoret e Botërorit “Katar 2022”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat