Prishtina me lajm të keq, mbeten pa Mjekun

Futboll

Prishtina me lajm të keq, mbeten pa Mjekun

Nga: K.G. Më: 1 mars 2022 Në ora: 15:33
Prishtina me lajm të keq, mbeten pa Mjekun

Klubi i futsallit Prishtina konfirmon lajmin e keq për portierin Valdrin Mjeku.

Ai do të mungojë për një kohë për shkak të lëndimit dhe sot iu është nënshtruar operimit.  

“Klubi ynë FC Prishtina 01 njofton se portieri ynë Valdrin Mjeku ka këputur ligamentet dhe meniskusin e gjurit të djathtë pas një lëndimi të rëndë, ku ai sot ju nënshtrua operimit.

Shpresojmë ta kaloj me sukses këtë fazë të lëndimit. 

Valdrini sezonin që lamë pas ishte në një ecuri të mirë të formës së mirë që kishte por që lëndimi ia ndaloj rrugëtimin që ta përfundoj sezonin me at formë… 

Ky lëndim nuk është aspak i mirë për klubin dhe lojtarët ku do jetë një hendikep i madh për skuadrln tonë…

Kryesia e klubit së bashku me lojtarët  i dëshirojmë shërim sa më të shpejt Valdrinit dhe të kthehet me pjesën tjetër të ekipit aty dhe ku e ka vendin”, njofton FC Prishtina.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat