Liga angleze i ka kërkuar falje trajnerit të Evertonit

Futboll

Liga angleze i ka kërkuar falje trajnerit të Evertonit

Më: 1 mars 2022 Në ora: 15:42
Liga angleze i ka kërkuar falje trajnerit të Evertonit

Premier Liga angleze i ka kërkuar falje trajnerit të Evertonit Frank Lampard për vendimin e së shtunës nga VAR-i në humbjen kundër Manchester Cityt.

Menaxheri gjeneral i PGMOL (asociacioni i trajnerëve profesional) Mike Riley kishte bërë thirrje drejt Bill Kenwright dhe Lampard, për të diskutuar vendimin e VAR-it, duke e pranuar që ishte vendim i gabuar.

Gjatë ndeshjes në ditën e shtune, mesfushori i Cityt Rodri ishte gjykuar nga të dy gjyqtarët në fushë, duke përfshirë këtu edhe gjyqtarin Paul Tierney dhe gjyqtarin e VAR-it, që nuk kishte luajtur me dorë brenda 16-metërshit.

Evertonit nuk i ishte akorduar penallti në këtë rast, pasi nuk kishte pasur evidencë të mjaftueshëm për lojë me dorë, ku më pas ndeshja përfundoi me fitore minimale 1:0 të Cityt.

Sipas “The Athletic”, drejtoresha ekzekutive e klubit të Evertonit Denise Barrett-Baxendale kishte bërë një ankesë për gjykimin e gjyqtarëve në ndeshjen kundër Cityt, e po ashtu edhe në ndeshjet e fundit të Evertonit.

Momentalisht, Evertoni gjendet në pozitën e 17 në tabelë, me vetëm një pikë larg zonës së rrezikut në tabelë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat